Presidenti Trump hodhi poshtë njoftimet e medias për lidhje me Rusinë

Presidenti amerikan Donald Trump po hedh poshtë njoftimet e lajmeve që lënë të kuptohet se ai i detyrohet Rusisë dhe Presidentit Vladimir Putin, ose po fsheh detaje të bisedimeve të tij private me udhëheqësin rus nga takimet e tyre, përfshirë në takimin e nivelit të lartë më Helsinki në korrik, njofton Zëri i Amerikës.

I pyetur nga Fox News të shtunën nëse po punon apo ka punuar ndonjëherë për Rusinë, zoti Trump tha se “mendoj që është pyetje më fyese që më është bërë ndonjëherë”.

Presidenti shtoi se ai ka qenë më i ashpër se kushdo tjetër dhe ndoshta se çdo president tjetër ndaj Rusisë.

Zoti Trump, po reagonte ndaj një artikulli në gazetën “New York Times” sipas së cilit zyrtarët e FBI-së ishin përpjekur të zbulonin nëse presidenti “Trump po punonte me vetëdije për Rusinë, apo nëse kishte rënë pa e ditur nën ndikimin e Moskës”, pasi u alarmuan nga sjellja e Presidentit Trump pasi shkarkoi ish-drejtorin e FBI-së, James Comey në Maj 2017, kur ai po drejtonte një hetim lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button