Djeg kartonët dhe Toyoten

Policia ka bërë me dije se mbrëmë në Shkup diku rreth orës 18.00 në afërsi të Teatrit kombëtar , një person i panjohur duke përdorur zjarr të hapur ose ndonjë lëndë tjetër djegëse, ka djegur kartonë në afërsi të veturës të tipit Toyota dhe si pasojë zjarri ka kapluar dhe veturën.

Vetura është dëmtuar në pjesën e përparme ndërsa është në pronësi të S.I nga Shkupi. Rastin e kanë lajmëruar kalimtarë të rastit ndërsa policia merr masa për të gjetur fajtorin./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button