Haradinaj e përgëzoi Zaevin për përmbylljen me sukses të Marrëveshjes së Prespës

Sot kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, takoi kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev për ta përgëzuar për përmbylljen me sukses të Marrëveshjes së Prespës, transmeton Portalb.mk.

Në faqen e tij të facebook-ut Haradinaj njoftoi për takimin e tij me Zaevin, ku e uroi për Marrëveshjen e Prespës duke thënë njëkohësisht që kjo marrëveshje i garanton popullit dhe shtetit fqinj perspektivë të qartë euro-atlantike.

Ndër të tjera Haradinaj thekson se Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me Shkupin zyrtar janë të shkëlqyera.

LEXO: Ditë historike! Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button