Mançevski në Karnevalin e Vevçanit: Dita e satirës, është normale që qeveria të kritikohet

Sot është ditë për satirë, për të qeshur dhe të bëjmë pak shaka për të gjetur ndonjë kuptim tjetër për atë me të cilën merremi dhe e bëjmë çdo ditë. Këtë e theksoi Ministri për shoqëri të informacionit dhe administratës Damjan Mançevski para hapjes zyrtare të karnavalit të Vevçanit, njofton Portalb.mk

Para se parakalimit zyrtar në të cilin pritet të shfaqen mbi 1,000 maska ​​individuale dhe grupore për pjesëmarrësve në karnevalin et Vevçanit, por edhe të pjesëmarrësve nga vendi dhe jashtë, Mançevski pret që politikanët të jenë pjesë e manifestimit të paraqitur në mënyrë satirike.

– Unë jam i sigurt se ne politikanët do të jemi subjekt i kritikës dhe mezi pres që të shoh atë që e kanë përgatitur banorët e Vevçanit dhe pjesëmarrësit tjerë me maska ​​e tyre. Jam i sigurt se këtu do të qeshem, por e di se në mbrëmje me siguri do të reflektoj. Dhe kjo është pjesë e kritikës dhe është normale që qeveria të kritikohet. Kjo është demokraci, prandaj është qeveria për t’u kritikuar, ndërsa kritika mund ta bëjë qeverinë vetëm më të mirë. Nëse jo, duhet të ndërrohet, deklaroi Mançevski.

Kryetari i Vevçanit Sasho Jankoski edhe njëherë përkujtoi se vetëqeverisja lokale nuk merr pjesë në përzgjedhjen e maskave dhe i shohin ata gjatë parakalimit.

– Ne nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e maskave, mund të apelojmë vetëm. Nuk kemi pasqyrë në atë se në çka do të maskohen pjesëmarrësit, tha Jankoski.

Ai informoi se ka pasur vizitë të madhe në koncertin mbrëmë ku interpretuan “Arhangel”, Nesha nga grupi “Galia”, Punonjës kulturor- artistik ë  DJ Rutboy.

– Edhe në minus 12 gradë, Arhangel dhe Nesha i grupit Galia e ngritën atmosferën. Vizita ishte e madhe dhe zbavitja kaloi në atmosferë të mrekullueshme, tha Jankoski.

Hotelierët dhe kapacitetet e akomodimit janë Vevçani janë plot, ndërsa banorët e Vevçanit dhe mysafirët sot do të kënaqen me teatrin e hapur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button