Arabia me qytet ku burrat nuk do të guxojnë të hyjnë!Vetëm gra!

Arabia Saudite është duke planifikuar që të ndërtojë një qytet të ri vetëm për femra, në një përpjekje për të gërshetuar rregullat e forta fetare, me ambiciet e grave për të bërë karrierë.
Kompanisë Shtetërore të Ndërtimit i është kërkuar nga autoritetet që të hartojë planin, ndërsa ndërtimi i komplekseve të banimit dhe të punësimit pritet që të nisë vitin e ardhshëm.

Në këtë qytet do të lejohet që gratë të bëjnë punë, të cilat ndalohen në vend, për shkak të kontaktit që duhet të kenë me meshkujt.

Qyteti pritet të ndërtohet në lindje të qytetit të Hafufit, ndërsa bashkia ka grumbulluar një fond investimesh prej 100 milionë eurosh. Fillimisht, në të pritet që të krijohen rreth pesëmijë vende pune në industrinë tekstilit, farmaceutikës dhe industrinë ushqimore, transmeton KP.

Ndonëse zyrtarisht në shtetin me 30 milionë banorë është e lejuar që gratë të punojnë, rregullat e ashpra fetare vendosin kufizime të forta, duke kufizuar vetëm në 15 për qind të totalit numrin e femrave në krahun e punës. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button