Maqedoni, paralajmërime se Ligji i gjuhëve do të publikohet në Gazetën Zyrtare

Një vit pas miratimit të tij në Kuvend, Ligji për përdorimin e gjuhëve më në fund pritet të fuqizohet, duke u shpallur në Gazetën Zyrtare edhe pa nënshkrimin e Presidentit Gjorge Ivanov.
Këtë e bëri të ditur ekskluzivisht për Alsat-M zv.kryeministri Bujar Osmani duke theksuar se do të respektohen procedurat ligjore.

Ligji i gjuhëve do të hyjë në fuqi pasi që të miratohen ndryshimet kushtetuese, deklaroi edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi pas mëngjesit të punës me gazetarët më 25 dhjetor 2018.

I pyetur se a do të merret vesh me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov për t’i publikuar marrëveshjen e ratifikuar të Prespës dhe ligjin e gjuhëve bashkërisht në Gazetën Zyrtare, kryeparlamentari Xhaferi tha se nuk ka nevojë për një gjë të tillë, sepse vendimi është i tij.

“Nuk kam nevojë të merrem vesh me askënd sa i takon kompetencave të institucioneve. Ivanov ka pasur për obligim ta bëj atë, dhe nuk e ka bërë, që besoj se kjo çështje është konsumuar. Dhe normal kjo do të shkojë në atë mënyrë, që vullneti i Kuvendit të mos cenohet, dhe kjo do të realizohet. Do të ndodh. Ajo tashmë ka nënshkrim. Ai është vendim i imi”, tha atëherë Xhaferi.

Përndryshe, ligji i gjuhëve në votimin e dytë kaloi më 14 mars, për shkak se i njëjti nuk u dekretua nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, deri më sot nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare. “Formulën” për mosdrektetim pas votimit të dytë, kryetari Ivanov e zbatoi edhe ndaj marrëveshjes së ratifikuar mes Maqedoni – Greqisë.

LEXO: Prokuroria ka hapur procedurë parahetimore për presidentin Ivanov për shkelje të Kushtetutës

Për mosdekretim të ligjit edhe pas votimit të dytë, Prokuroria Publike Themelore ka hapur lëndë për presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov në të cilën do të veprohet për dy padi penale.

LEXO: 17 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, gjuha shqipe ende e papërdorshme në institucione shtetërore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button