Ende asgjë nga autostrada Prishtinë-Shkup anulohet tenderi

Ministria e Infrastrukturës në mungesë të ofertave ka anuluar tenderin për këshilltarin e transaksionit të “Rrugës 6”, autostradës që pritet të lidhë Prishtinën me Hanin e Elezit, më tej dhe Shkupin. Asnjë kompani ndërkombëtare nuk ka shprehur interesimin që të dorëzojë aplikacionin për tenderin e këshilltarit të transaksionit të “Rrugës 6”, Prishtinë-Han i Elezit, ani pse shpallja e Ministrisë së Infrastrukturës ishte bërë edhe në media të huaja, shkruan sot Koha Ditore). 

Sipas informacioneve të Ministrisë, 15 kompani ndërkombëtare i kanë tërhequr aplikacionet për të konkurruar në këtë tender, porse asnjëra prej tyre nuk ka dorëzuar ofertë në afatin e paraparë me ligj. Në këtë mënyrë ministria ka vendosur që të zgjasë afatin për kontraktimin e këshilltarit të transaksionit duke e çuar lëndën në ritenderim. Sipas njoftimit të së premtes, nëpërmjet ritenderimit i është dhënë afat shtesë deri më 12 shtator procesit të kontraktimit të këshilltarit të transaksionit për projektin të cilin Qeveria pretendon ta nisë në tremujorin e parë të vitit 2013. /koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button