Shqipëri: Janë evakuuar 15 persona të bllokuar në Theth e Shalë, mes tyre 8 mësues

Forca Ajrore përmes ekuipazhit të helikopterit Cougar evakuoi këtë të diel 15 persona në fshatrat Thesh e Shalë, njofton tvklan.al.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes, mes tyre ishin dy persona të sëmurë, problematika e të cilëve u konstatua pak minuta përpara nisjes së helikopterit nga Farka.

15 personat, përfshirë edhe disa mësues po dërgohen në Shkodër. Helikopteri Cougar u nis drejt Thethit dhe Shalës pas kërkesës së prefektit të Shkodrës, pasi me gjithë përpjekjet ndërhyrja nga toka ishte e pamundur.

Ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar raporton se në rajonin e Gjirokastrës gjatë gjithë natës kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Përmirësim i situatës së rrugëve paraqitet edhe në veri, por për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohet që përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit. Në disa akse rekomandohen zinxhirët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button