“Të gjithë të ngopur”, inovacion përmes të cilit u ushqyen personat në nevojë në Shkup

Sot njerëzit e pastrehë që arritën në strehëzën e të pastrehëve “Momin Potok” në Shkup, morën një vakt përmes inovacionit më të mirë të ranguar, inovacion ky për përdorimin e ushqimeve të tepërta, i përzgjedhur në thirrjen publike “Sfidat për zgjidhje inovative për sigurimin e fondeve për Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FITR) dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS)”, njofton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, transmeton Portalb.mk.

Sipas MPPS, me modelin inovativ “Të gjithë të ngopur”, disa herë në javë do të jepet një vakt për tre kategori të ndryshme qytetarësh: persona që kanë ose nuk kanë mundësi për përgatitje të ushqimit nga vetë ata, persona me rrezik social, si dhe të moshuarit, ndërkaq ushqimi do të përgatitet nga persona me aftësi të kufizuara.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carova, njoftoi se modeli i propozuar do të sigurojë ushqim për  3-4 herë më shumë qytetarë sesa më parë. “Të gjithë të ngopur” dhe “Ajde Maqedoni” është një nga mënyrat në të cilat do të zhvillohet sipërmarrja sociale e cili do të ofrojë shërbime të ndryshme për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, thuhet në kumtesën e MPPS.

Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski, tha se risitë sociale janë një trend që po prezantojnë në Maqedoni.

“Me projektin “Të gjithë të ngopur “, ne do të mundësojmë krijimin e një sistemi të ri ndihme për ata të qytetarë që kanë vërtet nevojë. Sistemi i ri do të bazohet në përdorimin më efikas të të gjitha ushqimeve të tepërta që, për momentin, përfundojnë në mbeturina. Në Maqedoni, 30% e ushqimeve hidhen në mbeturina, duke e vënë Maqedoninë në vendin e tetë në botën e vendeve që hedhin ushqim sipas numrit të banorëve. Në periudhën vijuese, Fondi do të realizojë disa nisma të tjera në fushën e risive sociale “, tha Despotovski.

Modeli i ri, vlera e të cilit është rreth 2 milionë denarë edhe këtë vit do të jetë model pilot në rajonin e Kumanovës, Prilepit dhe Shkupit, ndërkaq planifikohet që ky model të bëhet një zgjidhje sistematike për të gjithë Maqedoninë, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button