Kryeministri Cipras ka pranuar dorëheqjen e ministrit Kamenos, do të kërkojë votëbesim

Kryeministri grek Alexis Cipras ka pranuar dorëheqjen e ministrit të mbrojtjes Panos Kamenos dhe tha se këtë javë do të kërkojë votëbesim në Kuvend. Ai njoftoi se admirali Evangelos Apostolakis, kreu i Shtabit të Përgjithshëm Grek, do të zëvendësojë Kamenosin si ministër i mbrojtjes, njofton sdk.mk.

Kamenos dha dorëheqjen në shenjë proteste për marrëveshjen e emrit, e cila marrëveshje përfundoi diskutimin e gjatë me Maqedoninë.

“Vota për mbështetjen e qeverisë do të jetë e njëjtë me votën për mbështetjen e Marrëveshjes së Prespës. Çdo deputet që do të votoj marrëveshjen do të përjashtohet nga partia”, ka thënë Kammenos pasi kishte njoftuar kryeministrin për largimin e partisë së tij nga koalicioni qeveritar.

Partia majtiste “Syriza” ka 145 deputetë në një parlament me 300 vende, ndërkaq partia djathtiste “Grekët e Pavarur” në Kamenos ka 7 deputetë. Kryeministrit do t’i duhet ndihmë prej opozitës për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.

Ministri për Punë të Jashtme i Maqedonisë Nikola Dimitrov tha se sot ka pasur korrespondencë me ministrin grek Jorgos Katrulagos, i cili e siguroi atë se qeveria e Ciprasit është e vendosur t’i përmbushë detyrimet e Marrëveshjes së Prespës.

Pasi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi ndryshimet kushtetuese më 11 janar, në përputhje me marrëveshjen e Prespës, me të cilën emri i vendit është Republika e Maqedonisë Veriore për përdorim të përgjithshëm, me gjuhë të njohur gjuhën maqedonase dhe shtetësi maqedonase, parlamenti grek duhet të ratifikojë Marrëveshjen, e cila do të zhbllokojë procedurën për hyrjen e Maqedonisë si anëtari i 30-të i NATO-s.

Cipras tha se ka në plan të mbajë zgjedhjet në Greqi më së voni deri në tetor.

LEXO: Maqedoni-Greqi, pas takimit me kryeministrin Cipras, ministri Kamenos do të tërhiqet nga qeveria
LEXO: Dimitrov pas tërheqjes së Kamenos: Qeveria greke mbetet e përkushtuar fuqishëm për Marrëveshjen e Prespës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button