BDI kundër zgjedhjeve të parakohshme

Zëvendës kryeministri Bujar Osmani, bëri të ditur se partia e tij politike, BDI vazhdon të mban qëndrimin lidhur me zgjedhjet e parakohshme, duke thënë se tani nuk është momenti për zgjedhje dhe se tani duhet që vendi të fokusohet në anëtarësimin në NATO dhe hapjen e negociatave me BE-në.

“Referendumi kishte edhe ide se duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. BDI në atë kohë edhe pse interesi partiak, të gjitha anketat treguan që atëherë në shtator BDI do të kishte shumë me shumë vota sesa në dhjetor të 2016, fuqishëm kundërshtuam idenë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkak se vlerësuam se qeveria ka mandat që të zgjidh çështjet e mëdha dhe të rënda të vendit, dhe të garantojë anëtarësim për NATO dhe BE. Sot gjithashtu rejtingjet dhe interesat politike tregojnë se BDI dy herë më shumë rezultate ka nëse ka zgjedhje nesër krahasuar me ato të 2016. megjithatë sërish jemi në qëndrimin se duhet të bëhet anëtarësimi në NATO dhe hapja e negociatave me BE-në dhe kjo është arsyeja që nënshkruam marrëveshjen e Prespës dhe bëmë ndryshimet kushtetuese. Vlerësojmë se tani e gjithë energjia politike duhet të fokusohet në këto dy çështje”, tha Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button