Dimitrov pas tërheqjes së Kamenos: Qeveria greke mbetet e përkushtuar fuqishëm për Marrëveshjen e Prespës

Lidhur me tërheqjen e koalicionit qeverisës në Greqi, Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov tha se ka biseduar me ministrin alternativ të Punëve të Jashtme në Greqi, Jorgos Katrugallos.

“Pata një korrespondencë të shkurtër me kolegun tim Katrugallos dhe mora garanci se qeveria greke mbetet e përkushtuar fuqishëm në përputhje me interesat kombëtare të Greqisë për të përfunduar punën e Marrëveshjes së Prespës. Unë mendoj se është më e dobishme të dërgojmë mesazh se është koha për të dy vendet që janë fqinjë dhe që ndajnë interesat të përbashkëta, ta bëjnë këtë hap për marrëdhënie të afërta strategjike”, pohoi Dimitrov.

Lidhur me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, Dimitrov tha se pas bisedimeve mes dy qeverive,

“Pas bisedimeve mes dy qeverive dhe ministrave të jashtme, gjetëm mënyrën që procesi i brendshëm, ndryshimi i amendamenteve dhe hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese që varen nga ajo se kur dhe si do të përfundojë puna edhe nga parlamenti në Athinë, të jetë në pajtim të hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje bilaterale ndërkombëtare. Hyrja  në fuqi bëhet me dy ratifikime”, tha Dimitrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button