Shekerinska, Osmani dhe Dimitrov: Arsyeja pse Maqedonisë ia ndryshuam emrin (VIDEO)

Zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, ministrja e mbrojtjes Radmila Shekerinska dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov sot mbajtën pres konferencë për media lidhur me ndryshimet kushtetuese, transmeton Portalb.mk.

Ata së bashku folën për arsyen e ndryshimeve kushtetuese dhe për procedurat e mëtejme të eurointegrimeve.

Ministrja Shekerinska tha se po na presin ditë të mira dhe të suksesshme.

“Jemi mësuar me lajme të këqija nga Ballkani. Në vitet e fundit janë dëgjuar lajme të këqija për Maqedoninë dhe tani për një vit arritëm të ndryshojmë këtë gjë, duke lënë përshtypje të mira duke mos udhëhequr me interesa partiake apo politike, duke mos kërkuar arsyetime, por duke zgjidhur problemet. Dua të shpreh gëzimin dhe kënaqësinë për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Ky është një hap i madh për Maqedoninë, i cili ofron shumë për vendin tonë dhe qytetarët. Për një periudhë shumë të shkurtër Maqedonia arrit qe të zgjidh një problem të rëndësishëm. ky vit nuk ishte i lehtë për neve dhe për qytetarët, megjithatë kjo rrugë e suksesshme tregoi se Maqedonia është e gatshme për tu ulur në tavolinë me NATO-n dhe BE-në. Më këtë Maqedonia arriti ta meritojnë anëtarësimin e plotë në NATO. Tani jemi në rrugë të re e cila po ashtu kërkon shumë punë. Anëtarësimi në NATO do të thotë siguri dhe ruajtje të kufijve dhe të sovranitetit të Maqedonisë. Gjithashtu do të thotë rritje të pagave dhe hapje të vendeve të reja të punës. Ju premtoj qe Qeveria nga sot, energjinë dhe punën e saj do ta shpenzojë në ndaljen e krimit dhe korrupsionit. Për këto reforma na duhen kohë dhe shumë punë, disa gjëra duhet të ndryshohen rrënjësisht. Sot falënderojmë të gjithë ata që ndihmuan të zgjidhet ky problem, dhe ata janë qytetarët dhe deputetët”, tha Shekerinska.

Zëvendës kryeministri Bujar Osmani tha se tani vlerat evropiane do t’i sjellim këtu, që fëmijët tanë të mos i kërkojnë në perëndim.

“Shënuam sukses historik, të gjithë ne së bashku politikan, institucione, media, qytetarë, të gjithë ne që ndjejmë këtë vend si tonin, të gjithë ne që duam që vendi jonë të përparojë, dhe që duam anëtarësim të plotë në NATO. Maqedonia është plotësisht e mbrojtur nga disa lojëra të fuqive të mëdha ndikimi që po i kanoset sigurisë së rajonit. Kjo e ardhme do të thotë fillim të bisedimeve dhe negociatave dhe shumë punë deri në anëtarësimin evropian. Kjo do të thotë të krijojmë standarde evropiane, depolitizim të institucioneve, standard jetese më të lartë dhe cilësor për qytetarët. Këto vlera evropiane do t’i sjellim këtu, që fëmijët tanë të mos i kërkojnë në perëndim. Urimet nuk kanë të ndalur, sidomos nga rajoni, nga Shqipëria, Serbia, Kosova, Mali i zi dhe Bosnja dhe Hercegovina. Dua që mesazh për bashkëpunim fqinjësor dhe dialog të përcjell drejt Kosovës dhe Serbisë, që të hapin horizontet e tyre politike dhe të krijojnë mundësi për kompromis politik që do të paraqet sukses për të gjithë rajonin. Suksesi i gjithë vendit nuk do të jetë i plotë pa krijimin e unitetit politik”, tha Osmani.

Ministri Nikolla Dimitrov tha se tani do të bëhemi pjesë e NATO-s dhe se duhet kapur treni edhe për anëtarësimin në BE.

“Ne pas pavarësisë, kur u bëmë pjesë e Kombeve të Bashkuara, duke ndërtuar shtetin tonë, morëm këshillë që të tejkalojmë problemin me emrin me Greqinë. Në këtë drejtim, ky problem ishte më i madhi sa i përket vendit tonë, që me gjenerata na i mbylli dyert për para dhe nga tërhoqi mbrapa. Zgjidhëm problemin më të madh të jashtëm të vendit. Nuk do të referohemi më me Ish republika jugosllave, ne jemi ne, duke mbrojtur integritetin dhe identitetin duke e ndarë atë nga Maqedonia që ndodhet në Greqi dhe Bullgari dhe pjesë e vogël në Shqipëri.  Kjo do të thotë se do të hapim rrugët për të ardhmen dhe kemi guximin të ballafaqohemi me realitetin dhe të marrin përgjegjësinë për gjeneratën tonë  që udhëheq vendin, për të zgjidhur problemin dhe të stabilizojmë vendin, duke krijuar stabilitet, siguri dhe të ardhme më të mirë për gjeneratat e ardhshme. Ne ishim së bashku me Shqipërinë duke pritur për anëtarësim, por neve na kaloi koha duke pritur dhe me këtë zgjidhje më në fund do të bëjmë atë që kohë më parë na takonte, që nga 2008.  Dhe tani do të bëhemi anëtarë të rinj të NATO-s. Sa i përket BE-së them se është koha që të kapim trenin, ngase gjithnjë e më pak trena kalojnë dhe më pakë vagonë kanë.    Arritëm të dëshmojmë se në pjesën tonë nga Evropa Juglindore mundemi të krijojmë vlera evropiane, besim, dhe të punojmë për mirëkuptim, të zgjidhim problemet tona”, tha Dimitrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button