Komunikacioni në Maqedoni, ndalesë për automjetet e rënda në rrugën Dibër-Strugë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte me lagështi dhe me mbetje të borës, njoftojnë nga Lidhja Automoto e Maqedonisë.

Ndalimi i lëvizjes së automjeteve të mallrave të rënda aplikohet në rrugën Dibër-Strugë. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa të gjata për hyrjen dhe daljen nga shteti.

LAAM kujton që nga 15 nëntori hyri në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve të dimrit në automjete, pavarësisht nga situata e motit. Ky detyrim do të zgjasë deri në 15 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button