Arrihet marrëveshja mes klubeve, Paredes pritet të zyrtarizohet si futbollist i Chelseat

Leandro Paredes duket se do të jetë mesfushori më i ri i Chelseat.

Mesfushori argjentinas do të largohet nga skuadra ruse Zenit St Petersburg pas një viti e gjysmë.

24-vjeçari ka konfirmuar nëpërmjet ‘Twitterit’ se do t’i bashkohet Chelseat, kur ka pëlqyer një video që e lidh atë me klubin londinez, transmeton Telegrafi.

Mediat angleze kanë raportuar se tanimë edhe dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit në Angli.

Leandro Paredes. (Foto: Epsilon/Getty Images/Guliver)

Chelsea pritet të paguajë 30 milionë euro dhe pesë të tjera në formë bonusesh për Paredes.

Ish-anëtari i Romës do të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare me klubin londinez.

Ka qenë trajneri Maurizio Sarri që ka këmbëngulur për transferimin e Paredesit, pasi dyshja kishin punuar së bashku te Empoli kur argjentinasi ishte huazuar nga Roma.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button