Maqedoni-Greqi, pas takimit me kryeministrin Cipras, ministri Kamenos do të tërhiqet nga qeveria

Partnerët e koalicionit në Qeverinë greke, Aleksis Cipras dhe Panos Kamenos sot në orën 10.30 sipas kohës lokale kishin takim, publikuan mediat greke, duke iu referuar burimeve qeveritare.

Ndërkaq sipas gazetës Katmerini, pas takimit me kryeministrin grek Cipras, partneri i koalicionit Panos Kammenos thotë se po tërhiqet nga qeveria.

Jozyrtarisht ishte paralajmëruar se Kamenos dhe Cipras do të takoheshin më herët, megjithatë takimi nuk u mbajt ndërsa arsyeja sipas liderit të Grekëve të Pavarur ishte vonesa e votimit të ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button