Shpend Ahmeti flet për 3 kushtet e vëna nga Mogherini

Kryetari i PSD-së dhe negociatori kosovar Shpend Ahmeti, në një përgjigje për Metron, ka folur për takimin e fundit dhe 3 çështjet që në një mënyrë kushtëzohet Kosova nga Kryediplomatija Frederica Mogherini.

Janë tri çështje apo kushte që i ka ngirtur Kryediplomatja e Bashkimit Europian (BE), Frederica Mogherini, për të vazhduar procesi i bisedimeve me Serbinë.

Heqja e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës,
Në gjysmën e parë të këtij viti të përfundohet dialogu me ritëm të përshpejtuar
Marrëveshja duhet t’i përcaktojë vlerat dhe standardet evropiane dhe nuk parasheh ndarje në vija etnike
1. Për të parën Shpend Ahmeti ka thënë se taksa është vendim i Qeverisë së Kosovës e vënë për shkak të sulmeve të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës. Ai mendon që Kosova duhet të përgjigjet kur sulmohet dhe se kjo është ushtrim dhe konfirmim i subjektivitetit të Kosovës.

”Taksa është vendim i Qeverisë se Republikës së Kosovës. Ajo është adresa e saktë për taksën e cila është ndërmarrë pas një politike agresive të Serbisë karshi Republikës së Kosovës. Personalisht mendoj se Kosova duhet të përgjigjet atëherë kur sulmohet, ky është konfirmim dhe ushtrim i subjektivitetit shtetëror. Por, delegacioni shtetëror nuk ka mandat për vendimet qeveritare”, ka thënë Ahmeti, shkruan gazetametro.net

Por, ai tha se e kane obligim konsultimin dhe përgatitjen e strategjisë për dialogun dhe se Serbia ka vënë kusht heqjen e taksës për vazhdimin e dialogut. Ahmeti tha se mendon që nuk janë pjekur kushtet për heqjen apo pezullimin e taksës. Ai shtoi se fokusi i tyre është funksionalizimi i delegacionit e pastaj mund të flasin me Serbinë për çdo temë veç e veç, duke përfshirë edhe tregtinë.

”Megjithatë, ne e kemi obligim konsultimin dhe përgatitjen e strategjisë për dialogun. Serbia e ka vërë kusht heqjen e taksës për ta vazhduar dialogun. Ne mendojmë se nuk janë përmbushur kushtet për heqjen, apo suspendimin e përkohshëm të taksës. Delegacioni shtetëror do të konsultohet me qeverinë, por fokusi jonë si delegacion shtetëror është njëherësh në funksionalizimin e plotë të delegacionit shtetëror dhe të komisioneve. Pastaj edhe mund të flasim për cdo temë veç e veç, përfshirë edhe tregtinë me Serbinë”, tha Ahmeti.

2. Ndërsa, në lidhje me dinamikë të shpejtë, 6 mujore që e ka theksuar Mogherini, negociatori Ahmeti e sheh pak më ndryshe, për të përfunduar bisedimet si duhet.

”Jemi duke punuar intensivisht si delegacion shtetëror i Republikës së Kosovës. Së shpejti do ta kemi edhe platformën, si dhe Ligjin për dialogun. Besojmë që Kosovës i duhet sa më shpejt një marrëveshje që i ndan një herë e mirë të gjitha çështjet e hapura me Serbinë”, ka thënë Ahmeti.

3. Për sa i përket asaj se çka duhet të nxjerr marrëveshja, ai tha se duhet të përcaktojë vlerat dhe standardet evropiane dhe se nuk parasheh ndarje në vija etnike e as autonomi etniko-territoriale, duke shtuar se kjo është e përcaktuar edhe në rezolutën e delegacionit shtetëror, transmeton gazetametro.net

”Marrëveshja duhet t’i përcaktojë vlerat dhe standardet evropiane dhe nuk parasheh ndarje në vija etnike Qëndrimi i delegacionit shtetëror gjendet tek Rezoluta e miratuar. Rezoluta e Partisë Socialdemokrate dhe Nismës Socialdemokrate që është votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës përcakton qartë parimet marrëveshjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Procesi i Dialogut dhe i bisedimeve kuptohet mënyrë efikase dhe e vetme për arritje të marrëveshjeve të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, ndërkombëtarisht të pranueshme dhe ligjërisht të obligueshme mes dy shteteve fqinje: Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë” ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, për Kuvendin e Kosovës dhe qytetarët, një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte e praueshme dhe do të siguronte përkrahjen e gjërë, vetëm nëse do të sillte njohjen nga shteti serb, dhe do të përfudnontye njëherë e përgjithmonë konfliktin midis dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button