Këto janë fjalët e Todibo për transferimin tek Barcelona

Jean Clair Todibo është ardhja e fundit tek Barcelona.

Mbrojtësi 19 vjeçar po konsiderohet si e ardhmja e mbrojtjes. Këtë epitet e ka fituar falë paraqitjeve të jashtëzakonshme me Toulouse.

Francezi madje konsiderohet si “Varane i ri”, por ai ka zgjedhur të transferohet tek rivalët kryesorë të Varanes.

Për këtë lëvizje në karrierën e tij, 19 vjeçari është shprehur jashtëzakonisht i lumtur.

“Mezi po pres që të mbrojë këto ngjyra” ka thënë Todibo për “Sport”, transmeton lajmi.net.

“Jam duke realizuar një ëndërr që kam pasur që kur isha i vogël. Gjithmonë e kam dashur Barcën” ka thënë lojtari.

Ende nuk dihet nëse Todibo do të qëndrojë tek skuadra e Barcës apo do të dërgohet diku në formë huazimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button