Zaev: Rroftë Republika e Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

Duke shpjeguar procesin e ndryshimit të emrit dhe duke falënderuar popullin për barrën që mbante për ta ndryshuar emrin, kryeministri i Republikës së Maqedonisë sot mbylli konferencën e tij për shtyp me mesazhin: Rroftë Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Për këtë moment historik, falënderoj çdo deputet dhe deputete. E di sa ishte e vështirë. Unë e kuptoj hidhërimin dhe zemërimin e disave që nuk e pranojnë rezultatin e votimit, por i kuptoj edhe ata që janë të lumtur dhe që festojnë. Ne po shkruajmë një realitet të ri në Republikës së Maqedonisë së Veriut, anëtare e NATO-s, së shpejti edhe e BE-së”, pohoi Zaev.

Në fjalimin e tij drejtuar mediave, ai dërgoi një mesazh se Maqedonia duhet të ecë përpara dhe reformat duhet të vazhdojnë.

Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Zaev u përgjigj se në organet më të larta partiake të LSDM-së do të shqyrtohet çështja e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Zaev është shprehur oprimist në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek.

“Unë besoj fuqishëm se miku ynë Greqia do të ratifikojë Marrëveshjen e Prespës dhe se i pari do të ratifikojë dokumentin për qasjen e Maqedonisë në NATO”, tha kryeministri Zaev.

Kryeministri Zaev tha se tash është koha për zgjedhjen e problemeve brenda vendit. Sipas tij vendi tashmë duhet të koncentohet që brenda shtetit të ketë pajtim dhe se qytetarët duhet të bashkohen për punë dhe për jetë më të mirë.

“Nuk ka  të më ndalesa, tani është koha për të zgjidhur çështjet e brendshme. Unë pres që të gjithë ministrat dhe kryetarët e komunave të punojnë shumë dhe me efikasitet. Kemi një qëllim të përbashkët, për ta bërë jetën më të mirë për të gjithë”, theksoi Zoran Zaev duke e përfunduar fjalimin e tij me fjalët “Të rrojë Maqedonia, të rrojë Republika e Maqedonisë së Veriut”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button