Në protestën para Kuvendit është arrestuar reperi Zharko dhe vëllai i tij (VIDEO)

Në protestat para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mbrëmë është arrestuar reperi Zharko Masllarkovski, por edhe vëllai i tij Darko, i cili ka publikuar video nga arrestimi, transmeton Portalb.mk.

Siç mund të shihet në video, arrestimi ka ndodhur derisa Darko ka mbajtur fjalim drejtpërdrejt dhe ka treguar se si vëllai i tij është shtrirë në rrugë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe më pas me pranga në duar është hipur në makinë. Në video mund të shihet se ai akuzon një polic që e ka goditur.

Për ngjarjen përmes një njofrimi, njoftojnë edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Me 11.01.2019 rreth orës 21 e 20 në rrugën ‘Dimitrie Çupovski’ në afërsi të Portës së Maqedonisë, një person i panjohur fizikisht e ka sulmuar një polic. Personi është arrestuar, por para se të dërgohet në veturën zyrtare ka ardhur edhe një person i cili gjithashtu ka sulmuar një polic. Dy personat janë arrestuar dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për D.M. (35) dhe Zh.M. (35) nga Shkupi. Pas dokumentimit të rastit, do të ngrihen padi përkatëse”, deklaruan nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button