Trump: Jo gjendje të jashtëzakonshme për të zhbllokuar qeverinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, deklaroi se nuk do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për t’i dhënë fund bllokadës së pjesshme të qeverisë federale, në mënyrë që të sigurojë fonde për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të tij ai tha se Kongresi amerikan është organi i cili do të duhet t’i japë fund bllokadës disajavëshe.

“Do të ishte një vendim i lehtë për mua që të shpall gjendjen e jashtëzakonshme, megjithatë këtë nuk do ta bëj aq shpejt”, tha Trump.

Presidenti amerikan të enjten paralajmëroi se në qoftë se Kongresi nuk miraton fonde për ndërtimin e murit, “me gjasë, gati se patjetër”, do të shpall gjendje të jashtëzakonshme, në mënyrë që të shmang ligjvënësit.

Trump i kërkon Kongresit të miratojë 5.7 miliardë dollarë për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën, por demokratët që kanë një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve e kundërshtojnë ndërtimin, me çka dhe dështuan negociatat për financimin nga qeveria.

Tashmë për dy javë, rreth 800.000 punonjës në qeverinë federale nuk po marrin pagë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button