Ndryshimet kushtetuese, Kurc: Hap i madh drejt anëtarësimit në BE

Pasi që u votuan ndryshimet kushtetuese, kancelari austriak, Sebastian Kurc ka dërguar uratë, njofton Portalb.mk.

“Miratimi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin në Shkup është shumë inkurajues dhe hap i madh drejt procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Shpresojmë se me këtë krijohet impuls pozitiv në tërë rajoni. BE është e plotë kur edhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të kyçen”, shkruan Kurc.

Ndryshe, pas një beteje të gjatë dhe të lodhshme, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, sonte më në fund Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit. U miratuan katër amandamentet që ndryshuan Kushtetutën e vendit dhe kur të hyjnë në fuqi, shteti do të quhet “Maqedonia e Veriut”.
Ky akt, Maqedonisë i siguron antarësim në NATO dhe datë bisedimesh me Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button