Ndryshimet kushtetuese, Koxias: Maqedonia e re e mirëpritur në jetën tonë

Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe nënshkruesi i Marrëveshjes së Prespës, Nikos Koxias ka shkruar në Tuiter me rastin e votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Kam biseduar me Zoran Zaevin dhe Nikolla Dimitrovin, duke kujtuar vështirësitë, lidhjen, tensionet, besimin e ndërsjellë dhe shpresat që kemi pasur gjatë punës për Marrëveshjen. Ne ëndërruam për të ardhmen e përbashkët të dy popujve tanë. Maqedonia e re e mirëpritur në jetën tonë, historia duhet të jetë një shkollë, jo një burg”, shkruan Koxias.

Ndryshe, pas një beteje të gjatë dhe të lodhshme, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, sonte më në fund Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit. U miratuan katër amandamentet që ndryshuan Kushtetutën e vendit dhe kur të hyjnë në fuqi, shteti do të quhet “Maqedonia e Veriut”.
Ky akt, Maqedonisë i siguron antarësim në NATO dhe datë bisedimesh me Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button