Bashkësia ndërkombëtare e uroi Republikën e Maqedonisë së Veriut

Pas ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, kanë arritur urata dhe përgëzime nga shtetet më të fuqishme botërore, njofton Portalb.mk.

Urimin e filluan dy përfaqësuesit e lartë në emër të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini dhe Johanes Han, ndërkaq më pas vazhdoi i pari i NATO-s, Jens Stoltenberg, që më tej me radhë të njëjtën të vazhdojnë me përshëndetje, kryeministri grek, Aleksis Cipras, SHBA, Gjermania, Britania e kështu me radhë.

Më poshtë mund t’i lexoni reagimet e shteteve në lidhje me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, me të cilin Maqedonia zyrtarisht e pranon Marrëveshjen e Prespës dhe e tejkalon problemin disadekadësh për çështjen e emrit. Sipas kësaj marrëveshje, emri i ri i Maqedonisë do të jetë – Republika e Maqedonisë së Veriut.

Han – Mogerini, Bashkimi Evropian

Në emër të Bashkimit Evropian, me gjithë zemër e urojmë Kuvendin për hapin thelbësor drejt zbatimit të Marrëveshjes së Prespës. Liderët politik dhe qytetarët treguan vendosmëri që ta rrëmbejnë këtë mundësi historike për zgjidhjen e njërit prej kontesteve më të vjetra në rajon dhe në mënyrë vendimtare lëvizin drejt BE-së”.

Jens Stoltenberg, NATO

“NATO fuqishëm e përkrahë implementimin e plotë të Marrëveshjes, që është kontribut i rëndësishëm për rajon stabil dhe me prosperitet”,

Aleksis Cipras, Greqi

“Kryeministri Aleksis Cipras ka kontaktuar me kryeministrin e IJRM-së, Zoran Zaev. Kryeministri e ka uruar zotëri Zaevin për mbarimin e suksesshëm të procesit të revizionit të Kushtetutës së IRJM-së, në bazë të Marrëveshjes së Prespës”

Xhes Bejli, SHBA

“Sot, Maqedonia ka miratuar vendim historik. Kuvendi i juaj i miratoi ndryshimet kushtetuese që janë të nevojshme që të zbatohet Marrëveshja e Prespës me Greqinë. SHBA e përshëndet vendimin e deputetëve tuaj. Kur procesi të mbarojë me ratifikimin nga ana e Greqisë, kjo marrëveshje përfundimisht do ta zgjidh kontestin për emrin, që gjatë kohë i ka penguar qytetarët e Maqedonisë t’i realizojnë qëllimet e tyre për anëtarësim në NATO dhe BE. I përshëndes liderët tuaj në Qeveri dhe Kuvend për shkak të vizionit dhe guximit të tyre në kërkimin e zgjidhjes dhe vendosjes e interesave afatgjate strategjike të Maqedonisë në vend të parë. Me padurim pres që t’u them mirë se erdhe Republika e Maqedonisë së Veriut si vendi i 30-të në NATO dhe ta vazhdojnë partneritetin tuaj të fortë me ju në avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit këtu dhe në mbarë rajonin”.

Xheremi Hant, Britani e Madhe

“Mbretëria e Bashkuar fuqishëm e përshëndet votimin e sotëm në Kuvendin e Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese nga Marrëveshja e Prespës. Shpresojmë se marrëveshja do të ratifikohet edhe në parlamentin grek. Me këtë, do t’i vihet fund një kontesti të gjatë mes dy vendeve dhe do t’i hapet rruga Maqedonisë që të avancojë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”.

Hajko Mas, Gjermani

“Zgjidhja e kontestit për emrin mes Shkupit dhe Athinës në fund. Presim që edhe Kuvendi i Greqisë të japë pajtueshmëri për marrëveshjen dhe vendi Maqedonia e Veriut shpejtë më pas të kyçet në NATO dhe do të mundemi t’i fillojmë bisedimet për hyrje në BE. Kontesti mes dy vendeve ka zgjatur 27 vite. Përgjegjësit, para se gjithash kryeministrat Cipras dhe Zaev bënë përpjekje dhe përfundimisht u zgjidh ky konflikt”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Sebastian Kurc, Austri

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin në Shkup është shumë inkurajues dhe hap i madh drejt procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Shpresojmë se me këtë krijohet impuls pozitiv në tërë rajoni. BE është e plotë kur edhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të kyçen.

Ndryshe, pas një beteje të gjatë dhe të lodhshme, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, sonte më në fund Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit. U miratuan katër amandamentet që ndryshuan Kushtetutën e vendit dhe kur të hyjnë në fuqi, shteti do të quhet “Maqedonia e Veriut”.
Ky akt, Maqedonisë i siguron antarësim në NATO dhe datë bisedimesh me Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button