Ndryshimet kushtetuese, Kasami: Ky proces u përmbyll me sukses

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka komentuar në profilin e tij në Fejsbuk, duke i falënderuar ekipin negociator për angazhimin për arritjen e marrëveshjes mes partisë dhe shumicës parlamentare, njofton Portalb.mk.

“Pas një periudhe shumë të vështirë negociatash për ndryshimet kushtetuese, sot përfundimisht mund të deklaroj se këtë proces e përmbyllëm ne sukses. Për herë të parë një parti opozitare shqiptare arrijnë një marrëveshje dinjitoze me qeverinë. Më lejoni që t`Ju falënderoj të gjithëve një nga një për përkrahjen e parezervë që na e dhatë në këto momente të rëndësishme për Lëvizjen BESA dhe shqiptarët në Maqedoni. Ju lutem që këtë mesazh falënderimi ta përcillni deri te çdo anëtarë i Lëvizjes BESA. Përgëzime për ekipin negociator për angazhimin dhe përkushtimin e pashoq për marrëveshjen e arritur. Në fund, një falënderim i madh për dy deputetët tanë që treguan se si mbrohet dinjiteti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë. Edhe përkundër një situate shumë të rëndë, me intervenime nga gjitha anët, qëndruan stoikë duke mbrojtur pa asnjë rezervë vendimin e partisë.

Ndryshe, pas një beteje të gjatë dhe të lodhshme, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, sonte më në fund Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit. U miratuan katër amandamentet që ndryshuan Kushtetutën e vendit dhe kur të hyjnë në fuqi, shteti do të quhet “Maqedonia e Veriut”.
Ky akt, Maqedonisë i siguron antarësim në NATO dhe datë bisedimesh me Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button