Cipras e uroi Zaevin për votimin e ndryshimeve kushtetuese

Për votimin e ndryshimeve kushtetuese, kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras ka biseduar dhe e ka uruar kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

“Kryeministri Aleksis Cipras ka kontaktuar me kryeministrin e IJRM-së, Zoran Zaev. Kryeministri e ka uruar zotëri Zaevin për mbarimin e suksesshëm të procesit të revizionit të Kushtetutës së IRJM-së, në bazë të Marrëveshjes së Prespës”, kumtojnë nga Kabineti i Ciprasit.

Ndryshe, pas një beteje të gjatë dhe të lodhshme, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, sonte më në fund Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit. U miratuan katër amandamentet që ndryshuan Kushtetutën e vendit dhe kur të hyjnë në fuqi, shteti do të quhet “Maqedonia e Veriut”.
Ky akt, Maqedonisë i siguron antarësim në NATO dhe datë bisedimesh me Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button