Dhe unë besoj… në shoqërinë

Në vetmi theva heshtjen, buzëqesha që ta fshi lotin, në vetmi dashuroja që ta mund urrejtjen, në vetmi kuptova të vërtetën.

Mësova të bëhem zot i fjales e jo rrob i saj,vendosa të qesh e të rregulloj shumëçka përmes vijës së shtrember-buzeqeshjes. Munda urrejtjen në zemër ngase doja më shumë se veten.

Por nuk prita ta hidhëroj heshtjen nga fjala, nuk desha të pikëlloj syrin nga buzeqeshja, nuk mendoja të urreja nga dashuria, asnjëher nuk do të mendoja harresën e as largimin e më pak ftohetësinë e shpirtit.

Po dëgjoja një zë që po më thoshte, duhet ruajtur kujtimin për të shkuarën se pasi e sotmja të bëhet e shkuar kujtimet dhe dhembja janë gjithçka që na mbetet.

Por ç’ mbeti vallë?…asgjë përpos kujtimit të largët e dhembjes pa emër.

Derdha lotin për ta mbajtur më afer kujtimin e i buzëqesha dhembjes për ti dhënë një emër… e që e quajta kujtim i verbër.
Po ecë nëpër rrugët e jetës duke ecur e mësuar të vërtetën,po vrapoj për të dëgjuar të drejtën por për një çast ndalova dhe kuptova se atë e kisha pasur shumë pranë vetes.

Ajo nuk kishte qenë parullë e thjesht që mundej të shkruhej as fjali që mundej të thuhet, nuk ishte poezi apo libër i shkrua,r por ishte një jete që duhej jetuar. Ishte lidhja që duhej të ngrija dhe sjellja e drejt me të cilën duhej të shërbeja.

Njeriu pa të ishte vetmia kurse me të ishte e gjith bota.
E vërteta… ishte ajo me të cilen ndryshoi bota, ishte ylberi që u shfaq pas rrjedhjes së lotëve..
Shoqëria

Më thanë se nuk zgjatë përgjithmonë, ju thash çdo kush do të vdesë, më than se dhemb, ju thash çdo dhembje ka ilaqin e vet, më thanë se është e idhët, ju thash do të shtoj unë ëmbëlsinë e do të mar idhtinë, më thanë se i ka humbur vlera e atëhere ju thashë. Ajo është një ndjenjë që të çon ta duash të mirën për çdokënd, ajo që e vë në lëvizje atë është pastërtia e zemrës. Mbi këtë pastërti ngrihen të gjitha kauzat e drejta që nuk lëkunden as nga stuhitë e as nga fortunat, e si ka mundësi ti humb vlera?

Shoqëria e vërtetë është peshorja e drejtësise që çdoherë është e vendosur, edhe atëherë kur fillojnë grindjet dhe debatet mes shoqërisë, duke bërë që ndjenjat e dashurisë të marrin rrugën e tyre dhe shoku të fal shokun.

Më than që ajo eshtë vetmi…

Ajo që po eshtë vetmi e vërtetë është humbja e vëllezërve sepse kjo botë është e rëndë me detyrimet dhe nevojat e saj dhe në rrugët e saj ndihesh i vetmuar dhe i frikesuar nga fatkeqësitë dhe sprovat.

Po që se na godet ndonjëra nga këto, ku do të gjejmë ngushëllimin, kush do të na thotë një fjalë, kush do të na qetësoj me një bushqeshje, kush do të na ngjallë shpresën me një vizitë, kush do të na fshijë lotët e të ta sjell gëzimin?

Nëse ke humbur mikun qaj me një vajtim të hidhur.

Kjo është humbja që meriton të qahet për të, sepse ajo është vetmi e vërtetë. Me humbjen e saj ke humbur perkrahësin, ngushëlluesin, vizitorin, këshilluesin, ndihmuesin,lutjet e tij. Ke humbur dorën që shtrihej për të takuar, një zemër që donte, një shpirt që ta largonte vetminë dhe një buzëqeshje të ëmbël e të sinqertë…

Ashtu ju përgjigja…

Besoj në ilaqin, në pastrimin e shpirtit, në prehjen dhe qetësimin dhe pranoj dhuratën më të çmuar të njerzimit – shoqërimin…

Ju jeni prehja e zemrës time!

Shkruan Emine Haxhiu

Lajme të ngjashme

Back to top button