Ndryshimet kushtetuese, SHBA: Maqedonia ka miratuar vendim historik, mezi pres t’u shoh në NATO

“SHBA e përshëndet aktin e votimit të ndryshimeve kushtetuese sipas të cilëve duhet që të zbatohet Marrëveshja e Prespës me Greqinë për emrin dhe me padurim pret që t’i dëshirojë mirëseardhje Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO”, kumtoi sot ambasadori i SHBA-së në Shkup, Xhes Bejli, njofton Portalb.mk.

“Sot, Maqedonia ka miratuar vendim historik. Kuvendi i juaj i miratoi ndryshimet kushtetuese që janë të nevojshme që të zbatohet Marrëveshja e Prespës me Greqinë. SHBA e përshëndet vendimin e deputetëve tuaj. Kur procesi të mbarojë me ratifikimin nga ana e Greqisë, kjo marrëveshje përfundimisht do ta zgjidh kontestin për emrin, që gjatë kohë i ka penguar qytetarët e Maqedonisë t’i realizojnë qëllimet e tyre për anëtarësim në NATO dhe BE. I përshëndes liderët tuaj në Qeveri dhe Kuvend për shkak të vizionit dhe guximit të tyre në kërkimin e zgjidhjes dhe vendosjes e interesave afatgjate strategjike të Maqedonisë në vend të parë. Me padurim pres që t’u them mirë se erdhe Republika e Maqedonisë së Veriut si vendi i 30-të në NATO dhe ta vazhdojnë partneritetin tuaj të fortë me ju në avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit këtu dhe në mbarë rajonin”.

Ndryshe, pas një beteje të gjatë dhe të lodhshme, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, sonte më në fund Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit. U miratuan katër amandamentet që ndryshuan Kushtetutën e vendit dhe kur të hyjnë në fuqi, shteti do të quhet “Maqedonia e Veriut”.
Ky akt, Maqedonisë i siguron antarësim në NATO dhe datë bisedimesh me Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button