Stoltenberg i ka lajmëruar personalisht Zaevit për ta uruar për votimin e ndryshimeve kushtetuese

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka dërguar tuit direkt kryeministrit Zoran Zaev dhe e ka uruar për përfundimin e votimit në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, njofton Portalb.mk.

“NATO fuqishëm e përkrahë implementimin e plotë të Marrëveshjes, që është kontribut i rëndësishëm për rajon stabil dhe me prosperitet”, ka porositur Stoltenberg.

Zëdhënësja e NATO, Oana Lungesku, ka konfirmuar se Stoltenberg i është lajmëruar Zaevit në telefon për ta uruar personalisht për votimin e ndryshimeve kushtetuese.

Ndryshe, pas një beteje të gjatë dhe të lodhshme, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, sonte më në fund Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit. U miratuan katër amandamentet që ndryshuan Kushtetutën e vendit dhe kur të hyjnë në fuqi, shteti do të quhet “Maqedonia e Veriut”.
Ky akt, Maqedonisë i siguron antarësim në NATO dhe datë bisedimesh me Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button