Mogerini dhe Han: Me gjithë zemër ua urojmë miratimin e ndryshimeve kushtetuese

Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogerini dhe eurokomesari për zgjerim Johanes Han, të parët janë deklaruar për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Në emër të Bashkimit Evropian, Mogerini dhe Han “me gjithë zemër” e kanë uruar Kuvendin për “hapin thelbësor drejt zbatimit të Marrëveshjes së Prespës”.

“Liderët politik dhe qytetarët treguan vendosmëri që ta rrëmbejnë këtë mundësi historike për zgjidhjen e njërit prej kontesteve më të vjetra në rajon dhe në mënyrë vendimtare lëvizin drejt BE-së”, theksojnë Mogerini dhe Han.

BE, thonë ata, fuqishëm e përkrahin Marrëveshjen e Prespës, i cili “paraqet shembull për pajtim në rajon dhe tërë Evropën”.

“Derisa i presim hapat e ardhshëm të cilët çojnë drejt implementimit të plotë të Marrëveshjes, BE ngelet fuqishëm e përkushtuar që të vazhdojë ta shoqërojë dhe përkrahë vendin në qëllimin e përbashkët të integrimit në BE”, ka shkruar Han dhe Mogerini.

Ndryshe, pas një beteje të gjatë dhe të lodhshme, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, sonte më në fund Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit. U miratuan katër amandamentet që ndryshuan Kushtetutën e vendit dhe kur të hyjnë në fuqi, shteti do të quhet “Maqedonia e Veriut”.
Ky akt, Maqedonisë i siguron antarësim në NATO dhe datë bisedimesh me Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button