Radio Shkupi sjell në Youtube këngët e rralla shqipe

Derisa në Shkup me disa aktivitete bëhet shënimi i njëqind vjetorit të hyrjes së ushtrive shqiptare në Shkup në vitin 1912 një tjetër aktivitet kulturor i shkëlqyeshëm po bëhet për të shënuar historinë kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë.

Saktësisht në Youtube në kanalin e Radio Shkupit, mu këto ditë po bëhet publikimi i inçizimeve të rralla nga arkivat e Radio Shkupit nga vitet e hershme të gjashtëdhjetave dhe më vonë nga artistë të shquar të këtyre trevave duke nisur nga Asim Kolci, Gani Grubi, Sami Ibrahimi, Evdokija Serafimova.

Nga gjitha ato që deri më tani kanë publikuar punëtorët e zellshëm nga Radio Shkupi, vend të veçantë ka zënë arkivi i zërit dhe performansit të Gonxhe Manakovska (Manaku) një artiste nga Manastiri me inçizimet e rralla nga viti 1962, ku ajo performon perlat e këngës burimore shqipe: “Dil nje here moj vajze e bukur”, “Pasha syte e mija”, “Pranvera ka nise me dale” por edhe të “O ne ate fushe mejdani” dhe “Krisi pushka”.

Mos harroni ta vizitoni këtë kanal për ti dhuruar vetes një freski tingujsh që shpresojmë do tu largojë pak nga kakofonija e përditshme e muzikës komerciale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button