Çfarë u morën vesh, detaje nga marrëveshja e Qeverisë dhe Lëvizjes BESA me kryetar Kasamin (VIDEO)

Portalb.mk ju sjell kumtesën e përbashkët e Qeverisë dhe Lëvizjes BESA me kryetar Kasamin, pas arritjes së marrëveshjes për ndryshimet kushtetuese.

“Është arritur marrëveshje me anë të së cilit janë tejkaluar dallimet për të cilat informuam se ekzistojnë.
Edhe njëherë konfirmojmë se nënshtetësia është maqedonase / qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa është pranuar amendamenti në Ligjin e Kushtetutës me të cilin vërtetohet se nënshtetësia është maqedonase / qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërsa qartësohet se si e njëjta do të shkruhet për shqiptarët e Maqedonisë, në gjuhën shqipe në të gjitha ligjet ku kjo nevojitet të shkruhet.
Njëkohësisht, është pranuar edhe amendamenti XXXVI me anë të së cilit vërtetohet se Republika e Maqedonisë në mënyrë të barabartë kujdesët për diasporën e banorëve të saj.
Në mënyrë plotësuese në Ligjin për letërnjoftimet do të shkruhet edhe përkatësia etnike e banorëve.
Të gjitha propozimet e tjera që ishin në formë të amendamente do të tërhiqen sepse formalisht nuk është e mundur tani të realizohen, ndërsa mbetemi të përkushtuar që në të ardhmen të punojmë në zgjidhjen e tyre me qëllim që ti largojmë kërko lloj probleme me të cilat ballafaqohen banorët, për të arritur së bashku vlerat e përbashkëta evropiane.”

Arianit Hoxha tha se nga 4 amandamentet e propozuara, janë pranuar 2.

“Është pranuar të shkruhen shqiptarët si dijasporë. E dyta, në Ligjin Kushtetues kemi gjetur një formulim që garanton përdorimin e nënshtetësisë në gjuhën shqipe e cila do të jetë në të gjitha dokumentet e shqiptarëve ” Maqedonisë / qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo do të implementohet në të pesë ligjet ” tha mes tjerash ai.

LEXO: Është arritur marrëveshje mes LSDM – Lëvizja BESA në krye me Kasamin për ndryshimet kushtetuese (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button