Promovohet pulla postare Zani i Maleve

Në kuadër të manifestimeve për 100 vjetorin e Çlirimit të Shkupit, e cila mbahet nën patronatin e Komunës Çair, në bashkëpunim me sektorin civil, nesër, e diel 12 Gusht, në orën 13:30 tek Libraria e Çarshisë do të mbahet promovimi i pullës postare “Zani i Maleve” në nder të bandës muzikore të udhëhequr nga Kolë Bojaxhiu, babai i Nënës Terezë.

Ky promovim bëhet nga SHA Postat e Maqedonisë dhe Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni. Do të marrin pjesë zv. Kryeministri i Qeverisë së RM-së, z. Musa Xhaferri, drejtori i Postave të Maqedonisë, z. Rafiz Haliti, kryetari i Komunës Çair z. Izet Mexhiti, si dhe përfaqësues të familjeve të kryengritësve nga Kosova./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button