Gjykata e Apelit vendosi, nuk ka amnisti për dhunuesit më 27 Prill: Ninxha, Qoseto, Koljo

Gjykata e Apelit nuk i pranoi ankesat e Aleksandar Vasilevskit- Ninxha, Goranço Angellovskit- Qoseto, Mlladen Dodevskit, Nikolla Mitrevskit- Koljo dhe Oliver Popovskit. Ata u ankuan deri te gjykata më e lartë pasi Penalja me mendim paraprak nga prokuroria nuk i amnistoi për hyrjen e dhunshme më 27 prill.

Gjykata e Apelit e ktheu ankesën e të akuzuarit Goran Gjoshevskit- Levi deri te Penalja për arsye teknike.

Për ngjarjet e 27 prillit amnisti deputetët që i hapën dyert e Kuvendit për t’u futur turma e njerëzve. U falën edhe organizatorët e protestave “Për Maqedoni të përbashkët”, Boris Damovski, Bogdan Ilievski dhe Vllado Jovanovski.

Gjykata Penale është deklaruar për gjithsej 66 kërkesa të cilët kanë ardhur në dy sektorë, 37 në Sektorin për Krim të Organizuar dhe 29 në Sektorin Penal për të Rritur.

Të amnistuarit nga ky rast janë: Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllad Jovanovski, Stefan Mlladenovski, Mihail Mlladenovski, Zharie Simovski, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Ilija Sllaveski dhe Mitre Pitropovski.

Amnisti kanë kërkuar, por nuk kanë fituar: Goran Joshevski – Levi, Aleksandar Vasilevski – Ninxha, Gorançe Angellovski – Qose, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Nikolla Mitrevski – Kolo, Vilijam Mihajllovski, Mitko Peshev, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Mlladen Dodevski, Vllatko Trajkov dhe Oliver Popovski.

Fare nuk kanë kërkuar amnisti: Mitko Çavkov, Dushko Llazarov, Igor Durllovski, Jane Çento dhe Igor Jug.

Amnisti ka dëshiruar edhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski, i cili është i dyshuar për “shoqërim kriminel për shkak të veprimtarisë armiqësore”, por ajo vepër nuk është përfshirë në Ligjin për Amnisti, kështu që kërkesa e tij u hodh poshtë. Ai momentalisht gjendet në Burgun e Shutkës, ndërkaq sot paraburgimi iu vazhdua edhe për 30 ditë.

Numri i të gjithë të amnistuarave është 25.

LEXO: Janë amnistuar edhe Betmen, Damovski dhe Jovanovski
LEXO: Është dhënë mendim pozitiv për tre kërkesa tjera për amnisti, ndërsa 14 tjera janë refuzuar
LEXO: Për t’u amnistuar kanë kërkuar edhe Ninxha dhe Angellovi, numri arrin në 38-të

LEXO: Deputeti i amnistuar Mukoski: Sot ndjehem si njeri i lirë
LEXO: Ruskoska: Në fjalët përfundimtare nuk do të ketë asnjë ndryshim të akuzës për “27 Prillin”
LEXO: Deskoska: Të amnistuarve ua falëm, por nuk harrojmë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button