Gjermani, pesë gjykata janë evakuuar pas kërcënimeve për bomba

Pesë gjykata në të gjithë Gjermaninë u evakuan sot, pas kërcënimeve për vendosje bombash, të dërguara me email, njoftoi policia.

Bëhet fjalë për gjykatat në Erfurt, Kiel, Magdeburg, Potsdam dhe Wiesbaden, transmeton BallkanWeb.

Policia tha se emailet, e arritura në mënyrë anonime, bënin fjalë për sulme në të gjithë vendin.

Rreth 200 vetë u evakuuan nga gjykata në Potsdam.

Zonat përreth ndërtesës u bllokuan dhe u fut një qen antieksploziv.

Gjykata në Erfur u kontrollua dhe më pas 30 punonjësit e saj u lejuan të ktheheshin në vendin e punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button