The Doors: Riders on the storm

Kënga: Riders on the storm
Grupi: The Doors
Albumi: L.A Woman

The Doors ishte njëri nga grupet më të famshme të muzikës rok, p në vitet e 60-70-ta. Emri i tyre nënkupton fjalën “Dyert” ndërsa inspirimin për këtë emër e kanë marrë nga thënia e poetit anglez William Blake “Sikur dyert e perceptimit të ishin të kulluara/pastra çdo gjë do të dukej siç është, e pafundme”.

The Doors ishin njëri nga bendet më kontroverse në ato vite, zakonisht falë teksteve të Jim Morison i cili ka qenë tejet kreativ dhe poetik. Ai vdiq në vitin 1971 nga mbidoza me heroin.

The Doors ka shitur mijëra albume dhe ka mbajtur qindra koncerte, mënyra se si kanë kombinuar melodinë e tyre me zërin e Morison është thjeshtë mahnitëse. Një nga shumë këngat e famshme të tyre ështe dhe Light my fire.

Në vitin 1933 ky grup u bë pjesë e muzeut Rock and Roll Hall of Fame and Museum në Ohio, SHBA.

Web sajti zyrtar i The Doors. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button