Incident para Kuvendit: Një vajzë është larguar nga bina pasi ka bërtitur “jam për NATO” (FOTO)

Gjatë kohës së protestave përpara Kuvendit të Maqedonisë nga lëvizjet pro-ruse, një vajzë ka dashur të mbajë fjalim, por nuk është lejuar prej organizatorëve, njofton Portalb.mk.

vajza e cila është paraqitur si Angelina Zarkova nga Shtip, është ngjitur në binë duke dëshiruar që të mbajë fjalim, por disa nga protestuesit me forcë e kanë larguar, pas së cilës e kanë tërhequr dhe e kanë larguar larg binës.

Ajo ka bërtitur “Unë jam për NATO” është përpjekur që t’u drejtohet të pranishmëve, por u ndalua nga protestuesit.

Protestuesit e larguan vajzën duke e akuzuar atë se është e infiltruar nga LSDM dhe e kanë quajtur provokatore të Zaevit.

Një pjesë e protestuesve filluan që t’i ofendojnë kameramanët dhe gazetarët të cilët dëshironin ta incizonin incidentin dhe dëshironin t’u marrin kamerat.

“Largohuni provokatorë”, “largohuni dushmanë”, “poshtë kamerat”.

Gjatë kohës së incidentit, policia nuk ka intervenuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button