LSDM: Me lustrim qeveria heq vëmendjen nga shtrenjtimet

Gjatë periudhës verore qeveria mori vendime për shtrejntime dhe masa tjera në mënyrë jo të denjë. Duke u frikësuar nga revolta e qytetarëve, qeveria mori një seri vendime derisa ata ishin në pushime verore, me këtë  më tej do tua rëndojnë jetën. Për tu shmangur vëmendja për këto shtrejntime dhe hapa jo të ndershme, këtë verë nuk ka pushuar as Komisioni për lustrim duke u udhëhequr nga njeriu inkuizitor i qeverisë – Tome Axhiev, i cili në mënyrë jo ligjore i shpalli 10 qytetarë për kodosh. Kështu  deklaroi nën kryetari i LSDM- së, Gordan Georgiev.

“Pa u dhënë të drejtë që të mbrohen para organeve të drejtësisë qeveria në bazë të këtij komisioni i etiketoi këta njerëz, duke i bërë publike emrat e tyre në faqet e internetit. Teatri i ashtuquajtur “lustrim” do të vazhdojë si qërim hesapesh me personat që mendojnë ndryshe. Këtë përballje qeveria e zhvillon edhe në fronte të tjera: verës përsëri në shënjestër u gjend Lube Boshkovski, të cilit qeveria i “përgatiti kurth” ku rolin kryesor do ta luaj i riu apo i riu  i– vjetër “dëshmitar i mbrojtur” – deklaroi Georgiev.

Ai tha se lajmi në CNN ku thuhet se  Maqedonia është vendi i parë në botë me rekord në papunësi tregon të vërtetën  e realizimit të periudhës verore të VMRO-DPMNE-së. 
“ Përderisa kryeministri bën pushimet në detërat e kaltra të Turqisë, duhet të jetë i vetëdijshëm se qytetarët do ta shprehin revoltën e tyre  shkaku i kësaj politike katastrofale, kurse në zgjedhjet lokale atë do ta dënojnë” deklaroi Georgiev. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button