Lëvizjet pro-ruse vazhdojnë protestat para Kuvendit: Hiqni dorë nga ndryshimi i emrit (VIDEO)

Përpara Kuvendit të Maqedonisë paralelisht derisa pritet që të fillojë seanca për votimin e ndryshimeve kushtetuese, vazhdon protesta tanimë për të tretën ditë me radhë e lëvizjeve pro-ruse të cilat janë kundër Marrëveshjes së Prespës, njofton Portalb.mk.

“E ftojmë popullin maqedonas që të dalë dhe të mos lejojë që të na ndërrojnë emrin. Do të ngelemi në këtë të ftoftë dhe do të kryejmë trysni derisa nuk heqin dorë”, thotë Dragan ugrinovski nga “Maqedonia bllokon”.

Në protestë sot për mbështetje ka dalë edhe ish deputetja Sollza Gërçeva. Ajo deklaroi se është shkelur edhe Kuvendi, populli dhe shteti.

“Kuvendi gjatë kohë është shkelur, që nga 30 shtatori, ndërkaq brenda nuk ka të zgjedhur të popullit, por tregtarë politik. Kemi parë gjithçka, por kjo e ka arritur kulmin”, deklaroi Gërçeva.

Protesta para Kuvendit te Maqedonise 11.01.19
Protesta para Kuvendit te Maqedonise 11.01.19

Protestat i përkrah edhe opozitarja VMRO-DPMNE, por ajo shfaqet në mënyrë të pavarur, duke theksuar se nuk janë bashkë me lëvizjet tjera.

Ndaj kësaj ka reaguar LSDM-ja, duke thënë se lideri i opozitës, Hristijan Mickoski është bërë bashkë me liderin e partisë pro-ruse Janko Baçev dhe se po bënë politikë anti-perëndimore.

“Hristijan Mickoski u është bashkuar protestave anti-NATO, të organizuara nga pro-rusi Janko Bançev, ai punon kundër anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO. Është e qartë, nga njëra anë është Mickoski dhe Baçev dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, ndërkaq nga ana tjetër ne dhe shumica e qytetarëve jemi që Maqedonia të shkojë përpara dhe të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s. Mickoski dhe Baçev nuk do ta rrezikojnë ardhmërinë, nuk do ta bllokojnë Maqedoninë, agjenda e tyre anti-perëndimore nuk do të kalojë, kjo shihet edhe në protestat e dobëta këtu përpara Kuvendit”, tha zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button