fbpx

Ligji për Anti-Korrupsionin në ajër, VMRO-ja nuk dëshiron të kontrollohen financat e partive dhe llogaritë e funksionarëve

“Nuk na duhet që vetëm të miratohet ligji për Anti-Korrupsion dhe më pas të kemi kritika nga Komisioni Evropian, por na duhet ligj kualitativ”, kështu deklaroi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në takim jo-formal me gazetarët në lidhje me atë se kur do të kemi trup funksional të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, njofton Portalb.mk.

Pushteti e lëshoi ligjin në procedurë kuvendore, por e tërhoqi pasi që VMRO-DPMNE e bllokoi në diskutimin e amendamenteve. Tani pritet që përsëri ligji të dërgohet në Kuvend, por me flamur evropian që do të thotë se do të miratohet me procedurë të shkurtuar, ndërkaq për t’u votuar nevojiten 80 vota, gjegjësisht 80 vota. Sipas procedurës, do të duhet që të ketë diskutim kuvendor tre ditë, ndërkaq më pas duhet të votohet. Por, pa arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE-në, nuk do mundet të kalojë ky ligj.

VMRO-DPMNE ka kërkesa për Anti-Korrupsionin, të cilat sipas ministres së Drejtësisë janë jashtë “linjave të kuqe” dhe të cilat nuk munden të pranohen.

VMRO-DPMNE kërkon:

  • Të mos kontrollohen llogaritë bankare të anti-korrupsionarëve
  • Anti-Korrupsioni të mos ketë kompetenca që ta kontrollojë financimin e partive, por atë ta bëjë Drejtoria për të Ardhura Publike
  • Anti-Korrupsioni të mos ketë shtatë anëtarë, por pesë, pasi që me atë pushteti do të ketë shumicë

VMRO-DPMNE-ja është kategorike se nuk do ta përkrahë formën aktuale të ligjit pasi që sipas tyre ky ligj nuk i përmbush kërkesat e tyre që ta luftojë “tendencën e krimit të këtij pushteti”. Por, pa dallim nëse do të pajtohet ose jo VMRO-DPMNE, Deskoska thotë se do të përpiqen që ta miratojnë ligjin me 80 votat, të cilat i përkrahin ndryshimet kushtetuese.

Nga ana tjetër sipas Deskoskës, BDI-ja ka kërkuar që ky komision të ketë pesë anëtarë pasi që sipas përfaqësimit, atëherë do të duhet të ketë dy shqiptarë në komision, dhe jo sikur në rastin me pesë anëtarë, që sipas përfaqësimit do të duhet ketë një shqiptar.

“Është legjitime të kërkojnë diçka të tillë edhe pse unë mendoj se nuk duhen të shihen gjërat sipas linjës etnike, unë mendoj se duhet të ketë kandidatë kualitativ dhe nuk ka asgjë të ketë edhe nëse edhe më shumë se dy shqiptarë”, thotë Deskoska.

Por kontestuese janë afatet. Pas votimit në Kuvend, duhet që të shpallet thirrje për zgjedhje të anëtarëve e cila zgjat së paku 8 ditë, ndërkaq më pas do të duhet të ketë intervista të kandidatëve, të cilët duhet të transmetohen drejtpërdrejt në televizionin kuvendor, ndërkaq më pas zgjedhja dhe verifikimi i mandatëve të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit.

Në ligjin e ri për parandalim të korrupsionit janë korrigjuar vërejtjet e Komisionit Evropian. Parashihet që të formohet një komision që t’i zgjedh 7 anti-korrupsionerët e rinj, dhe jo Komisioni Kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime, me qëllim që të zvogëlohet pavarësia politike e Komisionit.

“Siç duket Komisioni Evropian nuk ka besim të madh te Kuvendi edhe për atë kanë kërkuar që anëtarët të mos zgjedhen drejtpërdrejtë në Kuvend, por ata të propozohen nga një komision, në të cilin do të marrin pjesë ekspertë nga të gjitha fushat”, tha Deskoska.

Njëri nga anëtarët do të nominohet nga Avokati i Popullit, njëri përfaqësues nga Këshilli për bashkëpunim mes Qeverisë dhe Sektorit Civil për fushën e demokracisë dhe sundimin e së drejtës, njëri nga Këshilli për Bashkëpunim mes Qeverisë dhe shoqërisë civile për fushën e mediave dhe shoqërisë informatike dhe nga dy deputetë nga pushteti dhe opozita. Pas selektimit të kandidatëve, komisioni do të organizojë intervista të cilët do t’u përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të komisionit, përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve, shoqatave të gazetarëve, organizatave joqeveritare, Avokatit të Popullit dhe Konferencës Interuniversitare. Komisioni më pas listën e kandidatëve do ta dorëzojë në Komisionin Kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime, e cila më pas do t’ia propozojë Kuvendit.

Përndryshe Antikorrupsioni ka 10 muaj që nuk është funksional, pasi që anëtarët e saj paraprak dhanë dorëheqje si rezultat i presionit publik, pasi që për të njëjtit kishte raport revizional negativ për shkak të raporteve të rrejshme për harxhime rrugore dhe për ndarjen e bonuseve pa meritë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button