Gjykata Penale e ka pranuar aktakuzën e rastit “Talir”

Gjykata Penale në tërësi e ka pranuar aktakuzën e rastit “Talir” të Prokurorisë Speciale Publike, që ka të bëjë me furnizimin joligjor të VMRO-DPMNE-së, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli për Vlerësimin e Aktakuzës së Repartit për Ndjekjen e Krimit të organizuar dhe Korrupsion të Gjykatës Themelore Shkupi 1, duke vepruar sipas vlerësimit të aktakuzës  të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Veprave Penale që lidhen dhe dalin nga ndjekja joligjore e komunikimeve në lëndën e Prokurorisë të emëruar si ‘Talir’ për financim joligjor të personit juridik – partisë politike, pas seancës së mbajtur publike në prani të palëve, miratoi vendim me të cilin aktakuzën e miratoi në tërësi”, njofton Gjykata Penale.

Pas formimit të lëndës penale pas aktakuzës së vlerësuar, i njëjti në pajtim me sistemin e AKMIS-it do të shpërndahet te gjykatësi për procedurën e mëtejshme, ndërsa pas diskutimit të caktuar publik, siç thonë nga gjykata, palët dhe opinioni do të njoftohen me kohë.

Në rastin “Talir” për financimin joligjor të partisë politike të VMRO-DPMNE-së akuzohen Nikolla Gruevski, i cili ka marrë azil politik në Hungari, Kiril Bozhinovski, Mile Janakievski, Ilija Dimovski, Lleko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska.

LEXO: VMRO-DPMNE e dyshuar për larje parash (VIDEO)

LEXO: Rasti “Talir”: Gruevski ka qenë “truri”, Rangellova “operuesi”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button