Infrastruktura në Çair, Komuna premton aksion për mënjanimin e ndërtimeve të egra dhe pa leje

Ankesat e banorëve të komunës së Çairit lidhur me ndërtimet dhe uzurpimet e egra nuk kanë të ndalur, njofton Portalb.mk.

Para disa ditësh na njoftuan për dy ndërtesa që po ndërtohen në një ndër lagjet më të dendura të kësaj komune, në Serovë, kurse kësaj radhe ankohen për uzurpime dhe ndërtime pa plan në lagjen e Dyqanxhikut.

“Siç e shikoni edhe vet, komplet trotuari është uzurpuar nga dyqanet, kjo është katastrofë, nuk kemi nga të kalojmë, duhet të ecim në rrugë. Lusim komunën që të merr masa dhe mos lejoj uzurpime të hapësirave publike dhe të kontrolloj se kujt i jep leje dhe me çfarë plani. Tërë kohën shohim në të gjitha lagjet e kësaj komune ku po ndërtohet shumë, kurse ndërtesat e reja rrallë ndonjë plotëson kushtet. Rrugët janë të ngushta nuk kanë parkingje, kanalizimin e kemi të vjetër. Me një fjalë plani urbanistik në këtë komunë është zero. Secili bën sipas qejfit të vet”, thonë banorët.

LEXO:  Shkup, lagjja shqiptare Serova në kaos urbanistik (FOTO)

LEXO:  Çair, gropa rrezikon banorët, komuna s’ka haber

Nga komuna bëjnë me dije se shumë shpejtë do të bëhen inspektime në teren dhe se uzurpimet dhe ndërtimet pa leje do të hiqen.

“Kemi pas kohë më parë aksion për largimin e ndërtimeve pa leje dhe uzurpimeve të hapësirave publike, ku edhe vetë kryetari Visar Ganiu ka qenë pjesë e aksionit. Së shpejti sërish do të bëhet kontroll dhe inspektim lidhur me ndërtime të reja pa leje apo uzurpime dhe të njëjtat do të mënjanohen siç ndodhi edhe me aksionin paraprak të kësaj komune”, tha  për Portalb.mk, zëdhënësi i kësaj komune, Kushtrim Alla.

Ndërtesat e reja në lagjen Serovë të Çairit

Nga ana tjetër qytetarët përveç uzurpimeve dhe ndërtimeve pa leje, ankohen edhe për ato ndërtime për të cilat komuna jep leje.

LEXO: Vazhdon procesi i legalizimit, Çairi i Shkupit i stërmbushur me objekte pa leje!

LEXO: Mungesa e kanalizimit dhe infrastruktura e shkatërruar ‘fundosin’ Çairin e Shkupit

“Ka shumë ndërtime, e banesa për të cilat komuna ka dhënë leje, mirëpo edhe ne si qytetarë të thjeshtë që nuk i dimë rregullat e shohim se ajo nuk plotëson asnjë standard. Sidomos kur ndërtohen dhe uzurpohen hapësirat e gjelbra për përfitimin personal të disa personave”, thonë banorët.

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, në një intervistë për Portalb.mk sqaroi se për dhënien e lejes për ndërtim duhet të plotësohen disa kritere ndër të cilat është edhe hapësira e parkimit.

LEXO: Në Çair trotuaret shërbejnë si parkingje, ende s’ka gjë nga garazhet në kate

LEXO: Inspektorati komunal sërish mbyll sytë, 70 për qind e ndërtesave në Çair nuk kanë këshill banesor

LEXO: Çair, pronarët e ndërtesave shkelin ligjin, Inspektorati në “gjumë”

Kurse në këtë zonë, në këtë komunë, parkimi është një nga problemet kryesore. Madje edhe ato ndërtesa që marrin leje duke prezantuar planin se kanë hapësira për parking, të njejat i shfrytëzojnë për nevojat e veta personale dhe jo për parking të banorëve.

Qytetarët kërkojnë:

Komuna të jetë e përpiktë me dhënien e lejeve për ndërtim

Të krijojë më shumë parqe dhe parking

Të bëhen kontrolle për ndërtimet pa leje

Të krijojë plan urbanistik funksional

Ndryshe, Çairi vite më parë u shpall komuna më e dendur në Evropë, ndërsa dendësia vazhdon e rritet edhe më tepër duke ndërtuar në çdo park dhe në çdo hapësirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button