“Kadri, nektar i shpirtit”, program artistik nga sektori i femrës FRI

Forumit Rinor Islam – Sektori i Femrës , me rastin e natës madhështore të Kadrit organizon program artistik nën moton “Kadri, nektar i shpirtit“. Programi në fjalë është organizuar nga nxënëse dhe studente të cilat njëherit  janë edhe aktiviste të Sektori Femrës pranë FRI – së.
Ky aktivitet do të realizohet në disa qytete të  R. Maqedonisë, si në Tetovë, Shkup dhe Kumanovë.

Programi dotë përmban: Ilahi nga Korri Rejjan, Dokumentar  mbi vlerën e Kur’anit, Monolog në të cilën dotë paraqitet jeta e Mhammedit a.s, Drama me titull “Malet e përgjakura” në të cilën personazhët dotë paraqesin vuajtjet e ndryshme të njerëzve në jetë. Po ashtu dhe dialogu me Sexhaden ku dotë flitet për rëndësin e Namazit.  

“Duhet theksuar se ky aktivitet është pregaditur  për herë të parë nga Sektori i Femrës me rastin e kësaj nate madhështore, ku shpresohet se do të shëndrohet në aktivitet tradicional” – tha kryetarja e Sektorit tw Femrws pranw FRI, Esma Sherifi.

Për të gjithë të interesuarit njëherit Sektori i Femrës i informon se programi do të mbahet  më 13.08.2012 (e Hënë) ora 21:00 në Teatrin Kombëtar në Shkup./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button