Futbollisti Genjtan Zhuta në Bazel të Zvicrës

Gentjan Zhuta , është një nga futbollistët e rinj me perspektiv dhe shumë i talentuar me origjinë nga Belica e Strugës, i cili pritet t’i bashkohet ekipit të njohur zviceran të Bazelit.

Gentjani prej kohësh me sukses aktivizohet në formacionet e ekipit zviceran ”Thun”, që garon në elitën e futbollit të këtij vendi.Ai karrierën në sportin e bukur të futbollit e ka nisur që në moshë të vogël në ekipet zinxhir të ”Young Boys”,ku zbulohet talenti i tij për këtë sport dhe prej disa sezonesh aktivizohet në ”Thun”.

Në një bisedë për Portalb njëzetë vjeçari Gentjan Zhuta, tregon se futbolli ka qenë një ëndërr fëmijërie, që me kalimin e kohës u be një ndër gjërat më të rëndësishme që do duhej ta realizonte gjatë jetës.

”.Asgjë nuk mund të realizohet menjëherë, por duke punuar mund të arrish shumë gjëra,dhe jam i lumtur për këtë fakt pasi e gjithë puna dhe mundimi im po vleresohet.Kjo me jep vullnet që të punoj dhe më shumë. Padyshim është një kënaqësi e madhe për mua edhe aktivizimi në Fc Thun .Por sigurisht si çdo lojtar tjetër dhe unë dëshiroj që në të ardhmen të arrij më shumë dhe padyshim transferi në Bazel është një objektiv ,por edhe nëse nuk realizohet do vazhdoj te luaj për ekipin e ”Thun” si më parë”thekson Zhuta.

Gjithashtu Gentjani për disa kohë ka qenë i aktivizuar edhe me U15 dhe U17 të kombëtares së Maqedonisë dhe pritet që së shpejti të bashkohet edhe U21,Ndërkohë Femi Zhuta babai i Gentjanit tregon se në Zvicër ku ata familjarisht jetojnë prej vitesh nga njohësit dhe analistët e futbollit të këtij vendi Gentjani vlerësohet si një nga mesfushorët më të talentuar dhe me perspektiv nga më të rinjtë në futbollin helvetik.

 Por për të arritur deri këtu sipas Femiut është dashur shumë punë dhe sakrifica jo vetëm nga Gentjani por edhe nga familja.”Zvicra padyshim është një nga vendet ku talenti vlerësohet dhe ne për këtë e vlersojmë dhe i jemi mirënjohës gjithmonë këtij vendi ”përfundon Femi Zhuta. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button