Merkel rikthehet si fitimtare në Greqi

Angela Merkel rikthehet në Greqi për një vizitë dyditore, në vendin që i ka shkaktuar disa prej kokëçarjeve më të mëdha gjatë kohës së saj në krye të fuqisë më të madhe ekonomike të Europës, transmeton Top Channel. 

Ky do të jetë një udhëtim me simbolika të mëdha për një udhëheqëse, politikat e së cilës kanë përcaktuar kontinentin, por që ka njoftuar se do të largohet nga posti në fund të mandatit të saj, në vitin 2021.

E, siç thonë edhe vet zyrtarët grekë, kjo do të jetë një vizitë krejt e ndryshme në humor, ngjyra dhe ton, krahasuar me vizitat e mëparshme të saj në Athinë, në kulmin e krizës së Eurozonës. Asokohe ishin me mijëra, grekët që dolën në rrugë, disa madje edhe të veshur në uniforma naziste, në shenjë proteste ndaj gruas që konsiderohej gjerësisht si “shkaktarja e vuajtjeve të tyre ekonomike”.

Këtë radhë, demonstratat në qendër të Athinës janë të ndaluara dhe do të ketë vetëm buzëqeshje dhe përqafime për kancelaren. Ashtu siç do të bëjë edhe kryeministri Alexis Tsipras, dikur një majtist i deklaruar që shpenzonte pjesën më të madhe të kohës duke kritikuar “Maddame” Merkelin.

“Ajo donte të vinte prej kohësh, pasi e konsideron edhe sukses të vetin, faktin që Greqia, dikur në prag të falimentimit, është rimëkëmbur dhe mbetet në zemër të Bashkimit Europian”, tha Tsipras.

Vet Merkel, para vizitës ka vlerësuar sukseset e Greqisë. Por, në një kohë kur Europa përballet me kërcënime të reja, përfshirë rritjen e së djathtës ekstreme dhe demagogjisë populiste, vizita ka si qëllim edhe shërimin e plagëve të së shkuarës, si dhe hapjen e një kapitulli të ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button