DAP: Deri më 15 janar duhet të parashtrohet kërkesë për regjistrim për TVSH

Tatimpaguesit të cilët në vitin paraprak kanë realizuar qarkullim total të tatueshëm duke kryer aktivitet ekonomik më të lartë se një milion denarë, e kanë për obligim të parashtrojnë kërkesë për regjistrim që ka të bëjë me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH-formulari 01) më së voni deri më 15 janar, njoftoi sot Drejtoria për të ardhura publike (DAP), njofton Portalb.mk.

DAP përkujton se tatimpagues për TVSH mund të jenë të gjithë personat juridikë dhe fizikë si dhe asociacione të personave të cilët realizojnë qarkullim të tatueshëm nga kryerja e aktivitetit ekonomik.

Nga atje theksojnë se, për informim më të mirë të personave fizikë në lidhje me të drejtat dhe detyrimet që dalin nga Ligji për Tatimin në vlerën e shtuar, qytetarët mund të përdorni Udhëzuesin, i cili u promovua dje.

Në të ka informacione dhe udhëzime për lëndën e tatimimit me tatim mbi vlerën e shtuar, përllogaritja e qarkullimit total për qëllime të regjistrimit për TVSH, mënyra regjistrimit për qëllime të TVSH-së, si dhe shpjegime për të drejtat e tjera dhe detyrimet tjera të tatimpaguesit – person fizik. Nëse sipas Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar dhe shpjegimet dhe udhëzimet shtesë që janë në “Udhëzuesin për informim më të mirë të personave fizikë për tatim mbi vlerën e shtuar”, keni realizuar qarkullim të tatueshëm për qëllime të TVSH-së në shumë që i tejkalon 1.000.000 denarë, duhet të parashtroni Fletëparaqitje për regjistrim për qëllime të tatimit mbi vlerën e shtuar”. thuhet në deklaratën e DAP-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button