Georgievski VMRO-DPMNE-së: Jepni dy vota që Lëvizja BESA të mos e kushtëzojë Zaevin

Ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Lubço Georgievski i ka dhënë këshillë partisë opozitare me të cilën tani udhëheq Hristijan Mickoski, duke i sugjeruar që t’i japë dy deputetë shumicës parlamentare për t’i votuar ndryshimet kushtetuese që të mos e kushtëzojë kryeministrin Zoran Zaev, Lëvizja BESA me kryetar Bilall Kasamin, njofton Portalb.mk.

“VMRO-DPMNE patjetër duhet të bëhet parti shtetformuese në këtë moment. Ja, publikisht do të japë një këshillë, të cilën asnjërit nuk ia kam dërguar fshehur në VMRO-DPMNE. Tani kemi shantazh nga ata dy deputetë të Lëvizjes BESA, që të fshihet mbiemri “maqedonas” (te nënshtetësia). Paramendoni Zaev të jetë në asi situate, që të duhet patjetër të lëshojë pe dhe ta fshijë atë, vetëm që të kalojë Marrëveshja me Greqinë? Dhe çfarë tani? VMRO-DPMNE dhe partitë tjera patriotike do të jenë të gëzuara më këtë? Unë nuk do të isha i gëzuar. Në këtë moment, ajo situatë do të ishte një urë e mirë që të thuhet: “Ja ju dëshmuat se nuk jeni të aftë që t’i organizoni 80-të deputetë, ne me vetëdije ua japim dy, vetëm që Maqedonia të mos bëjë lëshime të reja në Marrëveshjen me Greqinë”, publikisht i sugjeroi Lubço Georgievskit VMRO-DPMNE-së, në një intervistë në “TV24”.

Përndryshe, nesër në ora 12:00, do fillojë vazhdimi i seancës së 75-të të Kuvendit të Maqedonisë, në të cilën do të zhvillohet diskutimi për fazën e fundit të ndryshimeve kushtetuese të paraparë me Marrëveshjen e Prespëssë nënshkruar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Shumica parlamentare ende nuk i ka siguruar 80 vota, pasi që deputetët e Lëvizjes BESA e kanë kushtëzuar votën “për” me amendamente që kanë të bëjnë me “çështjen shqiptare” – për të cilat janë duke u realizuar takime koordinuese me grup ekspertësh për të shqyrtuar mundësitë e përfshirjes së tyre në pakon e ndryshimeve kushtetuese.

Përndryshe, dje kryeministri Zoran Zaev duke i prezantuar argumentet pse duhet të votohet për ndryshimet kushetuese, i falënderoi të gjithë që kanë dhënë kontribut dhe tha se me Lëvizjen Besa ende nuk janë marrë vesh por që pret marrëveshje.
LEXO: Ndryshimet kushtetuese, Lëvizja BESA me kryetar Kasamin ende nuk është bindur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button