Protesta para Kuvendit, Mickoski: Zaevi e ndërron emrin që të fitojë tenderë më shumë

Lëvizjet pro-ruse “Tvrdokorni” dhe “Maqedonia Bllokon” edhe sot kanë protestuar para Kuvendit të Maqedonisë, kundër ndryshimeve kushtetuese, njofton Portalb.mk.

Nga “Tvrdokorni” dhe “Maqedonia Bllokon”, por edhe nga partia pro-ruse në Maqedoni “Maqedonia e Bashkuar”, theksojnë se protesta është për mbrojtjen e emrit të Maqedonisë, identitetin, historinë dhe traditën e popullit maqedonas dhe kundër, ashtu siç thonë “tradhtisë më të madhe nacionale”.

Gjatë pasdites, protestës iu është bashkangjitur edhe lideri i opozitares maqedonase VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se arsyeja se pse ndryshohet emri, është sepse kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dëshiron të përfitojë.

“Për jetë më të mirë duhet punë, dhe jo ndryshim i emrit. Emrin nuk e ndrrojnë sepse do të sjellin ardhmëri më të mirë, por për shkak se kanë siguruar vota në mënyrë të paligjshme. Kurse tash ka problem, dhe tregton, tregton. Për tenderë, për para, për këtë është duke e ndërruar emrin”, tha Mickoski.

Sipas Mickoskit, arsyeja se pse Zaevi, siç e quajti ai, “është duke tregtuar për 80 votat”, është sepse ka humbur përveç se te maqedonasit, edhe te shqiptarët.

“Ka një prapavijë të qartë, se Zaev dukshëm është duke humbur te Maqedonisë, por edhe nga shqiptarët, të cilët gjithashtu jetojnë keq sikurse serbët, romët, vllehët dhe të tjerët”, tha Mickoski.

Përndryshe, kjo është dita e dytë e protestës.



Përndryshe, dje protestës iu është bashkangjitur edhe lideri i partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Policia ndaloi dy protestues për shkelje të rendit dhe qetësisë publike. Nga informatat jozyrtare, dy persona janë munduar ta kapërcejnë pengesën dhe të futen në Kuvend. Ata janë dërguar në stacion policor dhe pas zbardhjes së rastit pritet që ndaj tyre të ngrihet padi.

LEXO: Lëvizjet pro-ruse po protetuan përpara Kuvendit kundër “tradhtisë më të madhe nacionale” (VIDEO)

Protesta "Tvrdokorni"
Protesta “Tvrdokorni”

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button