Bilall Kasami: Nuk heqim dorë nga kërkesat, janë të arsyeshme dhe besojmë se do të pranohen (VIDEO)

Bilall Kasami, lider i njërit krah nga Lëvizja BESA, sonte në emisionin Click Plus në TV21 tha se Maqedonia duhet t’i përkasë edhe maqedonasve edhe shqiptarëve si dhe komuniteteve tjera, dhe këtë kërkesë ia ka bërë kryeministrit Zoran Zaev, në bisedimet e tyre për “çështjet shqiptare”amandamentet kushtetuese në Maqedoni, shkruan Portalb.mk.

“Nuk heqim dorë nga kërkesat tona. Nuk do të lejojmë në asnjë variant që shqiptarët të quhen maqedonas. Kërkesat apo amendamentet e Lëvizjes BESA, janë të qarta dhe qeveria është e informuar shumë qartë në lidhje me këto kërkesa, të cilat janë jetike për shqiptarët.” tha ai mes tjerash duke thënë se ende bisedimet me Zaevin vazhdojnë.

“Janë kërkesa të argumentuara dhe besoj se do të pranohen. Vetëm me shqiptarë të barabartë dhe shtet-formues sikur janë maqedonasit, do të kemi shtet të zhvilluar.” tha mes tjerash Kasami.

Nga ana tjetër edhe Zaevi është shprehur optimist se do të arrijnë marrëveshje.

” Patjetër që kërkohet një zgjidhje, pasi që nënshtetësia shkruhet si një shtetas maqedonas / shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore, për të mos u emëruar si maqedonas, edhe pse janë shqiptarë dhe ende janë qytetarë të Republikës së Maqedonisë Veriore apo deri më tani Republika e Maqedonisë . Në një konstelacion të tillë unë besoj se do të gjejmë një zgjidhje” tha Zaev.

LEXO: Zaev: Bisedojmë ende, do të gjejmë zgjidhjen më të mirë për shqiptarët

LEXO: Maqedoni, diskutimi i fundit në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, ende nuk ka marrëveshje Zaev-Kasami

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button