Top 5 premtimet ekonomike të parealizuara në vitin 2018

Gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) LSDM dha premtime kapitale nga fusha e ekonomisë, ndërsa një pjesë e mirë e tyre kishin afat për realizimin në gjashtë muajt e parët ose në vitin e parë të mandatit të qeverisë së re. Kështu për shembull, premtimet: sistem më transparent dhe i kontrolluar i prokurimeve publike, këshill fiskal i cili do të vlerësojë politikat fiskale, ulje drastike të dënimeve për kompanitë, ligj i ri për marrëdhënie pune dhe operator të tretë telefonik në vitin që kaloi (2018) nuk arrit t’i realizojë. 

  1. Dënimet e mëdha akoma janë në fuqi

LSDM në Plani për jetë (faqe 211) premtoi, ndërsa Qeveria pranoi të ul dënimet e ashpra të cilat në të kaluarën janë keqpërdorur për mbylljen dhe shkatërrimin e kompanive. Ky premtim duhej të realizohej në vitin e parë të qeverisë, por deri më tani nuk është realizuar. 

Në fillim të dhjetorit (2018), ministrja e Drejtësisë Renata Deskovska në konferencë për shtyp komunikoi se në procedurë hyjnë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjin për procedurën e shkeljes. U komunikua se dënimet do të jenë të drejta dhe proporcionale, do të bëhet gradimi në mes ndërmarrjeve të vogla, të mesme dhe të mëdha, ndërsa qëllimi është që të promovohet drejtësia dhe respektimi i ligjeve. Dënimet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të ulen për 60 përqind. Kompanitë e vogla do të paguajnë dënime më të ulëta në krahasim me kompanitë më të mëdha. Për kompanitë, gjatë caktimit të gjobës do të merren parasysh të ardhura e realizuara në vitin paraprak, numri i të punësuarve dhe sanksionimet e mëparshme për shkeljet e njëjta ose të ngjashme. Për kompanitë e vogla sipas ligjit të ri gjoba minimale do të jetë 50 euro, ndërsa maksimale 2000 euro, për kompanitë e mesme dhe të mëdha dënimet do të ulen për dy herë e gjysmë, prej 250 minimalja deri në 10000 maksimalja. Ndryshimet ligjore parashohin ulje të dënimeve për persona fizik për 75 përqind, dhe do të arrijnë vlerën minimale prej 15 euro deri në 250 euro maksimalisht.

Ndryshimet në Ligjin për procedurë kundërvajtëse përkrah asaj qeveritare, duhet të kalojnë edhe procedurën parlamentare.

2. Nuk është miratuar ligji për prokurime publike – nuk është lehtësuar qasja në prokurimet publike 

LSDM premtoi se Qeveria do të miratojë ligj të ri për prokurime publike që të mund të tejkalohen gjendjet në të cilat prokurimet publike kanë qenë nxitje për marrëdhënie të privilegjuara për kompani të caktuara, ndërsa çmimi më i ulët ka qenë kushti kryesor i fitimit të prokurimit. Megjithatë, deri më tani nuk është realizuar.

Ligji për prokurime publike në fund të vitit u gjend në diskutim në seancën e 66 në Kuvend për lexim të parë. Ligji është përgatitur në projekt të përbashkët të Bashkimit Evropiane dhe në të punohet pothuajse një vit. Ministri i Financave caktoi afat në “Programin e tij për reforma në menaxhimin e financave publike 2018-2021”
 Qëllimi kryesor i ligjit është që të përmirësojë transparencën dhe kontrollin mbi prokurimet publike dhe të lehtësojë procedurat. Pritet që të miratohet  këtë vit.

  1. Nuk është miratuar as ligji i ri për marrëdhënie pune 

Akoma nuk është miratuar edhe ligji i ri për marrëdhënie pune me të cilin mes tjerash është paraparë që të sigurohet mbrojtja e punëtorëve. Me të shtesë do të duhet të krijohet regjistër për orët jashtë orarit të punës në DHP, marrëveshjet kolektive duhet të jetë të detyrueshme për të gjithë subjektet ligjore me mbi 20 të punësuar, ndërsa sindikatat do të mund të regjistrohen vetëm në Regjistrin Qendror.
Qëllimi kryesor i miratimit të ligjit të ri për marrëdhënie pune ka qenë numri i madh i ndryshimeve në ligjin e miratuar në vitin 2005, me të cilin u shkurtuan një numër u madh i të drejtave të punëtorëve, në vend që ato të avancohen.
LSDM në Planin për jetë në faqe 225 planifikoi ligjin e ri për marrëdhënie pune ta miratojë gjashtë muaj pas zgjedhjes së qeverisë, që do të thotë se duhej të fillohej me ndryshime që në vitin 2018, por ligj të ri për marrëdhënie puna akoma nuk ka, madje nuk ka as edhe draft ose propozim ligj. Në fund në maj të vitit 2018 ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska tha se punon në ligjin e ri për marrëdhënie pune. Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, njoftoi se ligji i ri për marrëdhënie pune duhet të miratohet nga ana e Kuvendit deri në fund të këtij viti, por ende nuk është në procedurë parlamentare.

  1.  Këshill fiskal paralajmërohet për vitin 2019

Do të formojmë “Këshill Fiskal”, si organ të pavarur të formuar nga ana e Kuvendit i cili do të anëtarësojë ekspert në financa dhe ekonomi, me misionin që të vlerësojnë kredibilitetin e politikës fiskale dhe të sigurohet transparenca e saj dhe parashikueshmëria. Këtë premtim LSDM në Planin për jetë (faqe 208)ka planifikuar ta realizojë në gjashtë muaj e parët të zgjedhjes së Qeverisë, që do të thotë diku ka fillimi i vitit 2018, por deri më tani nuk është realizuar – edhe pas 18 muajve që nga zgjedhja e qeverisë Këshill Fiskal nuk ka.
LSDM një këshill të tillë e kërkoi edhe si parti opozitare, sepse institucionet ndërkombëtare financiare dhe në veçanti Komisioni Evropian në raportet tij ka raportuar për politikë të keqe fiskale me borxh të lartë publik dhe deficit i cili rritej, në vend që të konsolidohej. Ministri për Financa Dragan Tevdorovski në konferencën e fundit për shtyp për vitin 2018 tha se vitin e ardhshëm (2019) pritet të miratohet ligji i ri për buxhetin në të cilin do të inkorporohet edhe kjo hallkë.

  1. Operatori i tretë telefonik mund të pritet me vite 

LSDM në Planin për jetë (faqe 212) premtoi se qytetarët do të kenë çmime më të ulëta të telefonisë për shkak se do të sigurohet kushte për hyrjen e operatorit të tretë telefonik që në vitin e parë pas zgjedhjes së qeverisë, por edhe ky premtim është larg realizimit.
Njoftimin se po bëhen hapa për hyrjen e operatorit të tretë telefonik, ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski e dha në fillim të vitit. Ai tha se janë të nevojshme një seri masash dhe disa ndryshme në aktet nënligjore, që të mund të huazohet infrastruktura shtetërore për kompanitë private.Gjatë kësaj ministri theksoi se procesi do të vazhdojë, ndërsa sipas njoftimeve do të udhëhiqet në mënyrë të centralizuar nga ana e Këshillit TIK dhe do të zgjat rreth dy vite.
Idetë që, siç theksoi ministri Mançevski, kompanitë e interesuara të ju ofrohet infrastruktura e rrjetit ekzistues të cilin e ka Maqedonia, duke pasur parasysh se investimet e reja si ky lloj i biznesit është profitabil për afat më të gjatë. Që do të thotë, siç sqaroi ministri, mundësia për huazimin e disa kushteve të caktuara të rrjetit infrastrukturor të kompanive siç është MEPSO, Hekurudhat e Maqedonisë dhe Radiodifuzioni i Maqedonisë.Prej atëherë, nuk ka informacion për krijimin e kushteve për operator të tretë telefonik.

Burimi: Vërtetëmatësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button